• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Vjosa Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ, ja si i përgjigjet zyrtarja kosovare
Home
Rajon

KOSOVË/ Vjosa Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ, ja si i përgjigjet zyrtarja kosovare

14 June, 2021 F.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Mediat fqinje kanë mësuar nga burime të sigurta në Presidencë se Osmani ka zhvilluar një takim me Dakën, ku i ka kërkuar dorëheqjen. Kjo e fundit ka refuzuar të ofrojë dorëheqjen

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ishte nënshtruar një linçimi të paparë në historinë e këtij institucioni, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Figura të larta të – tani partisë në pushtet – Vetëvendosje, e kishin quajtur ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, ofendonin e linçonin publikisht zonjën Daka. Kësaj i ishte bashkuar edhe Vjosa Osmani, e cila garonte në listën e Vetëvendosjes me listën e saj ‘Guxo’.

Kërcënim dhe shantazh, ishte quajtur edhe një konferencë e atëherë Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Osmani, e cila, një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në janar 2021, kishte kritikuar ashpër KQZ-në lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit.

Osmani pretendonte se ishte bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike. Problemi në atë kohë qëndronte, me moscertifikimin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe disa emrave të tjerë kandidatë për deputetë, për shkak se ishin të dënuar për vepër penale, rrjedhimisht nuk ua lejonte ligji të kandidonin.

“Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.

Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë edhe tani kryeparlamentari Glauk Konjufca, e cila kishte akuzuar direkt Dakën si ‘person që ndikon në KQZ’.

“Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, kishte deklaruar Konjufca.

Edhe figura të tjera që tani mbajnë poste të rëndësishme në insitucionet e Republikës së Kosovës, patën vazhduar shantazhet ndaj Dakës. Mes tyre, Xhelal Sveçla, tani ministër i Brendshëm.

Presionet e tilla ndaj dy listave që parashikohej të ishin fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosje dhe Guxo, kishin shtyrë znj.Daka që të reagonte përmes një konferencë për media, ku i kishte quajtur ato ‘të paprecedenta dhe të rrezikshme”.

Madje Daka, pati akuzuar ‘parti të caktuara politike’ se po ia kërcënonin familjen.

Lidhur me linçimet dhe akuzat që po i bëheshin Dakës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kishte reagime të shoqërisë civile në Kosovë (DnV dhe organizata të tjera), KMDLNj e madje edhe ambasadorë që përfaësojnë shtetet e Quintit në vendin tonë, patën kërkuar që të ndalen shantazhet ndaj KQZ-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDISON YPI/ Çukovi
Previous article NDODH NË FIER/ Dy të rinj arrestohen duke vjedhur banesën, dy të tjerë...

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT