• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Përçahet opozita. Fatmir Limajt drejt një pakti me Kurtin për qeverinë e re. Të martën konstituohet kuvendi
Home
Rajon

KOSOVË/ Përçahet opozita. Fatmir Limajt drejt një pakti me Kurtin për qeverinë e re. Të martën konstituohet kuvendi

14 April, 2025 s.autor Rajon

Përçarje mes opozitës dhe paqartësi për shumicën. Kjo është situata një ditë para konstituimit të Kuvendit të ri. Deputetët e fundit që u regjistruan sot, dhanë edhe mesazhet e tyre për formimin e Qeverisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, la të kuptohet se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, po afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ky i fundit e mohoi këtë. Në prag të seancës konstituive, emri i kandidatit për kryetar Kuvendi ende nuk është bërë publik.

Ndonëse e zhvilluan fushatën bashkë, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, për regjistrim në Kuvend erdhën të ndarë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, la të kuptohet se aleati i tij i dikurshëm tashmë ka ndërruar qasje dhe se ka lëvizur drejt bashkimit të tri votave me Lëvizjen Vetëvendosje.“Pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Ka qenë i parakohshëm dhe nëse Nisma dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por, është një ndarje mjaft e turpshme pasi kemi kërkuar votë për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm”, thejsoi Haradinaj.

Haradinaj tha se me Limajn nuk ka folur më, por ia ka nisur një shkresë në lidhje me deklarimin për përkrahjen ndaj VV-së.

Por, Limaj mohoi të ketë marrë shkresë nga Haradinaj, ndërsa theksoi se do të japin kontributin në krijimin e institucioneve të reja të vendit.

“Unë nuk kam pranuar asnjë shkresë dhe nuk kam pa ndonjë takim ose dakordim që dikush mos me u taku. Nëse keni pa naj marrëveshje dhe naj grupim dhe unë kam mungu keni të drejtë me thënë…Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe Nisma është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet e të mos shkojë në krizë parlamentare, por ajo që mund të them deri tani është që nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik, çka do të ndodhë do të shohim nesër”, theksoi Limaj

E dy partnerë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga radhët e komuniteteve joserbe, Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi konfirmuan se janë 7 deputetë të pakicave që e mbështesin krijimin e qeverisë së re nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërsa deputeti egjiptian, Veton Berisha, tha se s’kanë marrëveshje me Kurtin.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se nuk do të votojnë nesër për kandidatin e Vetëvendosjes për kryekuvendar.

“Ne nuk do të marrim pjesë në votim, përderisa nuk kemi një zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën. Zgjedhja e qëndrueshme për Kosovën është e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Kosovës. Dhe me të do të krijohet stabiliteti”, tha ai.

E Nenad Rashiq tha se formimi i institucioneve të reja mund të jetë një proces i gjatë.

“Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë”, theksoi ai.

Emri i kandidatit për kryetar i Kuvendit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa seanca konstituive fillon nesër në orën 10:00.

Në seancë do të shqyrtohen këto pika të rendit të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja si e dyta ka siguruar 24 ulëse, ndërsa LDK-ja 20. Ndërkaq, koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 8 mandate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELI I GJKKO RRËZON KËRKESËN A JOLA XOXËS/ Lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e celularit të saj
Previous article HUMBJA E 4-T RADHAZI/ Sevilla nuk duron dhe shkarkon trajnerin

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT