• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Partitë politike në lëvizje për koalicione parazgjedhore
Home
Rajon

KOSOVË/ Partitë politike në lëvizje për koalicione parazgjedhore

29 August, 2019 F.autor Rajon

Partitë politike në Kosovë janë hedhur në përpjekje për të siguruar koalicionet parazgjedhore para mesnatës së të premtes kur edhe kalon afati i paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takuan të enjten për të vazhduar diskutimet rreth një mundësie të tillë. Lutfi Haziri, që është udhëheqës i fushatës së Lidhjes Demokratike, tha se këto dy parti janë afër bashkimit me njëra tjetrën.

“Takimet janë të rregullta dhe të punës, nga këto ditë e fundit keni njoftime më shumë ma herët nuk i keni pasur, kemi punuar në nivele të grupeve të punës tash ka ardhur niveli politik. Kryetarët e partive janë duke punuar për të finalizuar marrëveshjen parazgjedhore në mes dy subjekteve. Ky është vullnet i LDK-së dhe ky vullnet nuk ndryshon deri në minutën e fundit përkundër që LDK-ja mundet t’i fitoj zgjedhjet vet, është e gatshme me i fitu zgjedhjet vet”,tha zoti Haziri.

Zoti Haziri shprehu besimin për bashkimin e dy subjekteve politike rreth një koalicioni të përbashkët.

“Në politikat sektoriale i kemi definuar dhe jemi pajtuar, nuk kemi dallime, tash jemi duke punuar në politika kadrovike dhe natyrisht LDK-ja e ka kandidatin e vet për kryeministre, jo kandidatën e mundshme por kandidate për kryeministre, ne dëshirojmë ta bëjmë kryeministre të Republikës. Ata de fakto e kanë liderin e tyre, zoti Kurti ka qenë gjithmonë i nominuari i vetëm i Vetëvendosjes për kryeministër, nuk kanë pasur plan të dytë”,tha zoti Haziri.

Ndonëse caktimi i kandidates për kryeministre nga Lidhja Demokratike u duk se dëmtoi këto negociata, meqë lëvizja Vetëvendosje kërkonte që ajo të kandidonte kryetarin e saj Albin Kurti, janë hedhur ide për mundësinë e një marrëveshjeje që do të mundësonte një rotacion në drejtimin e qeverisë në rast se krijohet një koalicion i tillë dhe fiton në zgjedhje.

Deri më tash janë krijuar dy koalicione parazgjedhore ,në njërën anë Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, ndërsa tjetra ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Tani për tani, Partia Demokratike nuk ka hapur negociata me ndonjërën prej partive tjera.

Kosova do të votojë më gjashtë tetor, pas shpërndarjes së parlamentit të Kosovës javën e kaluar dhe mese një muaj pas dorëheqjes të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

/VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HUMBUR PREJ ORËSH NË THETH/ Gjendet turisti polak. Banorët ngarkojnë... (DETAJET)
Previous article SA ME FAT! Vetëm 5 VIP-a shqiptarë kanë shkelur në këtë ishull të largët

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT