• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Nëkryetari i PDK: Kurti është politikan i papërgjegjshëm dhe frikacak për krijimin e Qeverisë
Home
Rajon

KOSOVË/ Nëkryetari i PDK: Kurti është politikan i papërgjegjshëm dhe frikacak për krijimin e Qeverisë

11 January, 2020 k.autor Rajon

Nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi po konsideron se Albin Kurti është politikan i papërgjegjshëm dhe frikacak. Po thotë se lideri i VV’së po frikësohet të marrë mandatin për krijimin e Qeverisë, gjë që nuk ka ndodhur më herët me asnjë prej fituesve të zgjedhjeve.

Besnik VELIU

Sipas zyrtarit të lartë të PDK’së historia politike e Kosovës nuk ka parë një frikë të tillë të ndonjë politikani për t’u mandatuar.

“Albin Kurti është politikani më i papërgjegjshëm në skenën tonë politike. Me vite të tëra e ka dëshmuar këtë në opozitë e po e dëshmon edhe tash me ikjen e tij nga papërgjegjësia që ka për krijimin e Qeverisë. Është për keqardhje kjo frikë e tij për të marrë mandatin gjë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi, në një përgjigje për Express.

Kanë kaluar 3 muaj e tre ditë prej kur janë mbajtur zgjedhjet ku është ditur fituesi. Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje para gjashtë muajsh. Më shumë se dy javë kanë kaluar prej se është konstituuar Parlamenti. Albin Kurti ka nominuar ministrat e VV’së për Qeverinë e re por ka refuzuar të marrë mandatin nga Hashim Thaçi për të ndërtuar Qeverinë e re brenda 15 ditësh.

Pavarësisht këtyre vonesave dhe dekalrimeve të LDK’së për opcione B e C për krijimin e qeverisë, në PDK kanë thënë se s’do të bëhen pjesë e asnjë kalkulimi. Në Partinë e Kadri Veselit kanë thënë se VV e LDK duhet të përmbushin detyrën dhe mandatin që kanë marrë.

“Qëndrimi i PDK’së për të qëndruar në opozitë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Në asnjë mënyrë dhe ne asnjë opsion PDK nuk do të jetë pjesë e çfarëdo kalkulimi për krijimin e Qeverisë së re. Kjo është detyrë e VV’së dhe LDK’së dhe ne kërkojmë nga ta që sa më parë të përmbushin mandatin e tyre”, ka shtuar Krasniqi.

Megjithëse, vazhdimisht gjatë fushatës zgjedhore, Albin Kurti dhe zyrtarët e LDK’së kishin thënë se “koalicioni i shpresës” do të ndërtohej brenda pak orësh pasi të përfundonte procesi zgjedhor.

Në takimin e tretë këtë vit, VV e LDK dështuan të ndajnë pozitat në Qeveri, Parlament e Presidencë.
LDK po kërkon të kthehet te oferta fillestare, duke kërkuar pesë ministri, Kryeparlamentarin dh zotimin për President. VV ka shprehur gatishmëri t’i japë LDK’së një ministri më shumë por jo edhe pozitën e Shefit të Parlamentit.

Albin Kurti doli fitues në zgjedhjet e fundit nacionale duke i fituar 29 deputetë. Një më shumë se Lidhja Demokratike Kosovës, e cila s’ka arritur të fitojë prej vitit 2004.

Kurti ka pasur raporte të këqija me LDK’në dhe ka pasur akuza të rënda për Isa Mustafën sa ishte Shef i Prishtinës, duke i dërguar edhe dhjetëra dosje penale në Prokurori.

Raportet ishin përkeqësuar ndërmjet LDK’së e VV’së kur në krye të Qeverisë erdhi Isa Mustafa, ndaj të cilit kishin organizuar protesta e sulme edhe para shtëpisë së tij në Prishtinë e Prapashticë. Liderin e LDK ‘së e kishin akuzuar për argat të Serbisë.

Në dy vitet e fundit, VV e LDK kishin ndërtuar bashkëpunim opozitar. Por, kishin dështuar të bënin koalicion parazgjedhor, pasi secila parti synonte të dilte e para.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, VV e LDK kishin premtuar se do të ndërtonin koalicionin e shpresës për t’i zbatuar premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë e sundimin e ligjit./GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IBRA "SHOW" EDHE NË RRJETET SOCIALE/ Ja shprehja që hedh ylli suedez pas golit të shënuar! (FOTO)
Previous article NJË DITË NDRYSHE NË ANTALIA/ Shikoni çfarë bëjnë futbollistët e Partizanit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT