• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për president
Home
Nderkombetare

KOSOVË/ Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për president

4 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Glauk Konjufca është propozuar si kandidat për president të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe konstituimit të institucioneve të reja, tranmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi publik, partia më e madhe parlamentare në Kosovë, LVV, bëri të ditur se pas konstituimit pa vonesa të Kuvendit dhe Qeverisë, procesi i radhës mbetet zgjedhja e Presidentit.

Duke iu referuar përbërjes aktuale parlamentare, LVV ka theksuar se ka synuar një kandidat konsensual, duke ftuar disa herë në takim subjektet më të mëdha opozitare për të diskutuar emra të përbashkët.

Sipas njoftimit të LVV-së, pavarësisht insistimit për arritjen e një marrëveshjeje, nga opozita nuk është paraqitur asnjë propozim konkret, ndërsa janë refuzuar edhe emrat e ofruar nga shumica.

“Në këto rrethana, Lëvizja Vetëvendosje pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, Glauk Konjufca”, thuhet në njoftimin e partisë.

Njëkohësisht, partia ka ftuar sërish subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat të tyre, duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nga grupi parlamentar, nëse është e nevojshme.

Sipas LVV-së zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe ekziston mundësia për të arritur pajtueshmëri politike për të zgjedhur Presidentin dhe për të vazhduar përpara me proceset institucionale.

Seanca për votimin e presidentit të ri pritet të mbahet sonte, sipas burimeve të mediave në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI ME FLUTURIMET/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter
Previous article E RËNDË NË DELVINË/ Sherr me thika mes adoleshentëve, një prej tyre...

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT