• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVE/ LDK thërret edhe Vetëvendosjen të votojë ratifikimin e demarkacionit
Home
Rajon

KOSOVE/ LDK thërret edhe Vetëvendosjen të votojë ratifikimin e demarkacionit

24 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Partia e Isa Mustafës e ka përshëndetur pajtimin e Ramush Haradianjt që raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues për deputetët kur të votohet demarkacionit. Kanë kërkuar, poashtu, që edhe Vetëvendosje të bëhet pjesë e votimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK’së, shkruan Gazeta Express.

Edhe Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konfirmuar se është arritur konsensusi me Ramush Haradinajn për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar për Gazetën Express se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli

“Me Kryeministri sot kam pas një bisede të gjatë. Dallimi mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli, për Express.

“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.

“Ishte vështirë por jam shumë i lumtur që ndodhi. Pa kushtëzime, por në mënyrë pozitive dhe duke menduar për të ardhmen e të të rinjve ”.

Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.

Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sabri-Adelina/ U fol për një sherr të mundshëm, por kjo foto sqaron gjithçka...
Previous article PERLLOGARITJA/ Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pension nga Italia

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT