• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Hoti diskuton me një delegacion amerikan për nevojat ekonomike dhe energjetike…
Home
Rajon

KOSOVË/ Hoti diskuton me një delegacion amerikan për nevojat ekonomike dhe energjetike…

19 October, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar të hënën me një delegacion të Departamentit amerikan të Energjisë, për të diskutuar zbatimin e projekteve për të cilat është arritur pajtueshmëri më 4 shtator në Uashington. Përveç Hotit, pjesë e delegacionit të Kosovës kanë qenë: zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi derisa përballë kanë pasur kryesuesin e delegacionit amerikan, Matthew Zais, ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministria ka njoftuar se përgjatë takimit në objektin e Qeverisë së Kosovës janë diskutuar nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të parapara edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit. Javën e kaluar Kosova është vënë në lëvizje për të zbatuar një tjetër pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka të bëjë me rrjetin 5G dhe përdorimin e pajisjeve të teknologjisë nga shitës të sigurt. Pas një takimi të zhvilluar të premten me përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, kryeministri Hoti ka thënë se:

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre. Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOHET NUMRI MË I LARTË I INFEKTIMEVE/ 295 raste të reja në 24 orë. Ndërrojnë jetë...
Previous article PARASHIKIMI JAVOR/ Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë : Për një plesht do digjni jorganin …

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT