• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOSOVË/ Bexhet Pacolli për DW: Serbia nuk ka përse që të njohë Kosovën
Home
Rajon

KOSOVË/ Bexhet Pacolli për DW: Serbia nuk ka përse që të njohë Kosovën

4 December, 2017 g.autor Aktualitet, Rajon, Sociale

Mediat serbe kanë pasqyruar intervistën e ministrit të Jashtëm kosovar Behxhet Pacolli për Deutsche Welle në gjuhën serbe, i cili citohet të ketë thënë, se Serbia nuk ka pse ta thotë se e njeh pavarësinë e Kosovës, mjafton të sillet sikur e pranon. Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, u shpreh në një intervistë për Deutsche Welle se Serbia nuk ka pse të thotë se e njeh Kosovën, vetëm duhet të sillet në atë mënyrë.

Mediat serbe citojnë Pacollin kur shprehet se realiteti është që Serbia mund të influencojë rajonin dhe se Kosova ka një kufi të gjatë me Serbinë, e për këtë arsye Prishtina dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë

Pacolli, i cili foli në gjuhën serbe gjatë intervistës, këmbënguli se Serbia duhet të sillet si e vetëdijshme për pavarësinë e Kosovës dhe se shpresonte shumë në normalizimin e marrëdhënieve duke thënë se Kosova nuk ka reaguar ndaj provokimeve të muajve të fundit dhe se politikanët serbë lejohen të vizitojnë Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha se hera e fundit që kishte vizituar Beogradin ishte në 1998-n kur u takua me Slobodan Milosevic. I pyetur nëse do e vizitonte sërish Serbinë, ai shtoi se ishte takuar me presidentin serb Vuçiç dhe ministrin Jashtëm Serb Daçiç, duke theksuar se nuk ka asgjë kundër tyre dhe se ata ishin treguar të sjellshëm me të. Por nëse do të ketë vullnet të mirë nga kosovarët dhe nga Beogradi ai do të vizitonte sërish Serbinë.

Duke thënë se koha e ndryshimit të kufijve ka përfunduar, Pacolli u shpreh se Kosova as nuk mund të ndahet dhe as nuk mund ti bashkohet një vendi tjetër. Ai nuk preferoi t’i përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjes nëse kishte një plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ai tha se Kosova do të kishte marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet në rajon, sidomos me Shqipërinë me të cilën ka mbledhje të përbashkëta qeverie, lëvizje të lirë pa asnjë pengesë, dokumente të përbashkëta e mbi të gjitha synimin e përbashkët për integrimin europian, të vetëdijshëm se një ditë kufijtë nuk do të kenë asnjë kuptim./ panorama.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gramsh/ Rrëshqitje dheu mbi një banesë në Grabovë, familja mbetet mes 4 rrugëve
Previous article “Duam ujë dhe bukë”, dhimbja e banorit të përmbytur: Shteti vjen, po dëmshpërblim s’kam marrë

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT