• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Albulena Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe
Home
Rajon

KOSOVË/ Albulena Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe

1 September, 2025 s.autor Rajon

Kuvendi i Kosovës ka legjitimitet për të vazhduar punën edhe pse një nga nënkryetarët e Kuvendit nuk është zgjedhur akoma. Kështu është shprehur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës nuk do të mbahet peng nga Lista Serbe: “Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar mandatin e vet, sidomos atë që e tha edhe kryetari Basha, që nënkryetarët e Kuvendit janë zgjedhur dhe e kemi shumicën, përveç kryetarit të Kuvendit janë edhe katër nënkryetarë të cilat janë zgjedhur. Ne sot vetëm njërin ta kishim pasur prej tyre do të mund të mbanim mbledhjen e Kryesisë sepse nevojiten katër anëtarë që mbledhja të fillojë dhe të vazhdojë. Ne nuk mund dhe nuk duhet që ta ndalim punën e institucionit më të lartë përfaqësues në Republikën e Kosovës, nuk mund që ky Kuvend të mbetet peng i Listës Serbe apo i kalkulimeve politike të ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi”.

Haxhiu bëri të ditur se shumë shpejt do të dërgojnë emrin e mandatarit për kryeministër tek Presidentja, pasi të mbajnë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm: “Ne do t’i shikojmë mundësitë që ta bëjmë këtë. Na duhet paraprakisht që ta kemi një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku e votojmë mandatarin dhe pastaj, zonja Arbërie Nagavci e cila njëherësh është edhe kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te Presidentja Osmani dhe mandej presim që Presidentja Osmani të veprojë në këtë drejtim, pikërisht në emër të funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës. Pra, paraprakisht na duhet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm, unë jam e bindur që ata do ta mbajmë të jashtëzakonshëm dhe shpejt për shkak të rrethanave në të cilat jemi”.

Më tej, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se “koha e lojërave apo pazareve politike ka perënduar”.

“Opozita jonë nuk ka votë kundër për Listën Serbe, votë kundër kanë për mua, votë kundër kanë për zonjën Donika Gërvallën, për Hekuran Muratin, për Arbërie Nagavcin, por jo për Listën Serbe. Madje u siguruan që të ja gjejnë edhe një deputet që Lista Serbe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Siç e keni parë, AAK pasi e mori e përjashtoi, kinse për votën për Listën Serbe, por duket hapur që e ka bërë këtë për të ja mundësuar Listës Serbe që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Haxhiu.

Para gazetarëve, Haxhiu tha se ka pasur “takime të kryesuesit të KQZ-së me institucionet e sigurisë”, ku, sipas saj, në këto takime KQZ është pajisur me informacione për këtë parti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNIE ME 0.8 PIKË NË GUSHT NË EKONOMI/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme
Previous article MASHTRIMI ME PIRAMIDAT ONLINE/ Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT