• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA VENDOS SAKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË/ Kurti: Qëndrojmë në linjë me aleatët ndërkombëtarë
Home
Rajon

KOSOVA VENDOS SAKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË/ Kurti: Qëndrojmë në linjë me aleatët ndërkombëtarë

23 March, 2022 s.autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për zgjerimin e pakos së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky vendim synon që Kosova t’i përshtatet pakos ekzistuese të sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se me këtë vendim, Kosova zbaton edhe “pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”.

“Kjo pako konsiston në masa restriktive tregtare, ekonomike, financiare, energjetike, industri të mbrojtjes, si dhe ndaj individëve dhe entiteteve shtesë”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se ky vendim po merret për promovimin e paqes dhe të drejtave të njeriut dhe duke qëndruar “në linjë me aleatët ndërkombëtarë”.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar pakon fillestare me sanksione kundër Rusisë, më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë.

Përveç sanksioneve, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendim që të ndahen 100 mijë euro për dërgimin e një kontingjenti të ndihmave humanitare drejt Ukrainës.

Kosova, po ashtu, është zotuar për pranimin e 20 gazetarëve ukrainas, së bashku me familjet e tyre për strehim në Kosovë, duke u ofruar “mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme brenda Kosovës”.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka bërë që miliona njerëz të zhvendosen brenda dhe jashtë Ukrainës.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsa më shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Në qytetin- port të Mariupolit raportohet për një krizë të theksuar humanitare, ku vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar më shumë se 200,000 civilë pa furnizime me ushqim, pa ujë e pa rrymë/REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMIONÇINA PËRPLAS MOTORRIN/ Dy persona në gjendje të rëndë drejt Traumës
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Nënkryetari i Bashkisë së Dnipros: Të gjithë çeçenët e vrarë do të futen në lëkurë derri dhe do të varrosen

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT