• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kosova, as ‘shtet i vetëshpallur’, as ‘krahinë serbe’!
Home
Breaking News

Kosova, as ‘shtet i vetëshpallur’, as ‘krahinë serbe’!

31 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

“Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiçin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin. Janjiç ka thënë se përcaktimi i Serbisë, se a do të shkojë në BE, apo kundër BE-së, është më i rëndësishëm se çështja e Kosovës. “Kjo nënkupton njohjen e realitetit, që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por kjo do të thotë pranimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia”, tha ai në televizionin “N1”, përcjell Telegrafi. Janjiç ka thënë se dialogu i brendshëm nuk është, siç ka thënë Marko Gjuriç, puna më e vështirë me të cilën vendi është ballafaquar në vitet e fundit, por ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së parë kornizë të Brukselit në vitin 2013. Serbia, sipas tij, ende nuk e ka arritur pikën e çështjes më të rëndësishme shtetërore, e kjo është përcaktimi për të ardhmen, nëse do të shkojë në BE, apo kundër BE-së. Vlerëson se kjo çështje është më e rëndësishme se çështja e Kosovës, dhe që përcakton fatin e kësaj qeverie dhe potencon se nga viti 2015 është në rritje retorika pro-ruse dhe anti-evropiane.

“Nëse doni në BE, duhet të ndryshoni retorikën aktuale – ‘(Rezoluta) 1244’, ‘i ashtuquajturi shtet i vetëshpallur’, ‘krahinë serbe’… Duhet të thuhet: ‘Të dashur qytetarë, ne jemi në vitin 2013, kemi krijuar një kornizë për zgjerimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin’”, tha Janjiç. Problemi është, tha ai, se humë mitologji ka hyrë në një politikën serbe, e cila qëndroi në realitetin artificial të Kosovës. Janjiç druan se njohja e realitetit për Vuçiçin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, shkaku i së cilës ai mund ta humbasë pushtetin.

“Njohja e realitetit, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës, por mos pengim për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo do të thotë që, pa kundërshtimin e Serbisë, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara”, tha ai. “Vetëm atëherë do të funksiononte formula e ‘dy Gjermanive’, vetëm atëherë paguhen detyrimet tuaja ndaj Berlinit, dhe ky është minimumi që duhet ta bëni”, thotë ai. Janjiç vlerëson se thirrja e Vuçiçit për dialog të brendshëm është rrugë e gabuar, sepse do të ketë një mobilizim të përgjithshëm etno-nacionalist dhe do t’u hapet hapësirë grupeve të ndryshme të interesit, të brendshme dhe të huaja, që të “bëjnë lojëra nëpër Serbi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARREVESHJA E MINSKUT/ BE: Nuk tolerojmë ta shkelni
Previous article Ish presidenti i Katalonjës kërkon azil? Kontakton një avokat mbrojtës në Belgjikë

Redaktor2

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT