• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA REFUZON “BALLKANIN E HAPUR”/ Albin Kurti: Ka shtete që ende janë në anën e Rusisë, Serbia duhet të hapet ndaj…
Home
Rajon

KOSOVA REFUZON “BALLKANIN E HAPUR”/ Albin Kurti: Ka shtete që ende janë në anën e Rusisë, Serbia duhet të hapet ndaj…

9 June, 2022 s.autor Rajon

Një ditë pasi u mbajt në Ohër Samiti i Ballkanit të Hapur, sot ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk pranon që ti bashkohet kësaj nisme, pavarësisht ftesës që i është bërë herë pas here.

Kurti është shprehur se se për të pasur “Ballkan të Hapur”, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës.

Kreu i Qeverisë se Kosovës tha se gatishmëria për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe angazhimin për tregun e përbashkët rajonal.

“Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE, përbehet nga 6 shtete, këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë. Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës Ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti.

“Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi, edhe qoftë për të vizituar të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, ose për të kaluar transit nëpër atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike”, tha Kurti.

Kryeministri vazhdoi duke thënë se BE-ja është fati i Kosovës, “Evropa kontinenti ynë, dhe për këtë jemi të palëkundur”.

“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur’”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCON NË KUVEND/ Erion Braçe: Paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave
Previous article "KRAH SHQIPËRISË..."/ Gjekmarkaj: Qeveria të shpallë Vatikanin partner strategjik

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT