• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA PA QEVERI/ Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen
Home
Rajon

KOSOVA PA QEVERI/ Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen

15 January, 2020 F.autor Rajon

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet epilogu nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok.

Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit.

“Unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje partneriteti dhe  me respekt reciprok. Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i ardhshëm të jetë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, por nuk shoh arsye që të takohemi nga tri orë dhe në fund të themi se jemi marrë vesh për t’u takuar. Brenda kësaj jave  epilogu mund të jetë i organeve tona sepse ne duhet t’i rikonfirmojmë qëndrimet tona”.

Ai tha se pas kësaj do të presin edhe reflektimin e Vetëvendosjes dhe nëse oferta e fundit e tyre është përfundimtare, atëherë edhe e LDK-së do të jetë po ashtu përfundimtare.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje nëse nuk është në partneritet të plotë. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje që është në interes”.

Sa për dallimet në mes të nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, ai tha se në një parti të madhe si LDK mund të ketë edhe ndryshime mendimesh.

“Ne nuk e kemi trajtuar letrën e Vetëvendosjes në organet e LDK-së dhe ajo nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes dhe mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E REJA/ Pas alkoolit, gati testi i drogës për shoferët, nga shkurti s'i shpëtoni dot pajisjes së re
Previous article ARTUR AJAZI/ Shpërthen baza e PD, priten largime masive

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT