Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ditën e sotme ka nisur votimi në votimi në të gjithë vendin në 895 qendra votimi.
Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.
Këto janë zgjedhjet e shtata me radhë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Të drejtë vote kanë 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet marrin pjesë 25 subjekte politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895. Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.
Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.


