Pesë shtetas turk, banor të Kosovës, janë arrestuar nga Policia, të enjten në mëngjes.
Gazeta Express merr ves se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovës. Arrestimi eshte bere mëngjesin e sotëm, ndodhen në dy rajone, atë të Prishtinës dhe Gjakovës.
Express merr vesh se të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, nderisa pritet vendim për depërtimin e tyre në Turqi.
Polica e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe kanë bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, deri sa të përfundojnë proceduarat e deportimit.
“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit, ose Gylenist siç quhen ndryshe. Të gjithë janë zyrtarë të kolegjit ‘Mehmet Akif’”, i kanë thënë burime nga ana e policisë Expressit./GazetaExpress/


