• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOSOVA I HAPI DYERT/ Të prekurit nga tërmeti kthehen vullnetarisht në shtëpi: Na kanë respektuar shumë
Home
Sociale

KOSOVA I HAPI DYERT/ Të prekurit nga tërmeti kthehen vullnetarisht në shtëpi: Na kanë respektuar shumë

5 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të strehuarit e tërmetit në Prizren po kthehen vullnetarisht në Shqipëri. Deri më tani rreth 70 shtetas nga Durrësi janë larguar nga Prizreni, ndërsa kthimi i këtyre personave është bërë në mënyrë të organizuar me autobusë, nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës. Në ish-kampin e KFOR-it Gjerman dhe sallën e sporteve të gjimnazit “Gjon Buzuku” të qytetit të Prizrenit, aktualish ndodhen rreth 450 të prekur nga tërmeti, ndërsa kthimi i tyre pritet të ndodhë ditëve në vijim.

“Ne po ikim me dëshirën tonë. Faleminderit shumë prej popullit të Prizrenit. Na kanë respektuar. Shumë mirë. Për të ngrënë për të pirë. Dhe po kthehemi në shtëpitë tona. Me siklet”, thanë qytetarët.

Ndërkohë edhe në Vlorë, mjaft persona të cilët ishin akomoduar në hotelet e Vlorës, janë larguar drejt vendbanimeve të tyre. Aktualisht në këtë qytet të akomoduar janë vetëm 141 persona nga rreth 1400 persona që u akomoduan në ditët e para pas tërmetit. Qytetarët të vendosur në Vlorë, thonë se në qytetin bregdetar janë ndjerë mjaft mirë dhe falenderojnë mikpritësit.

“Ndihemi shumë mirë. Nuk më ka munguar gjë. Për pritje ja kam kaluar më mirë se tek shtëopia ime. Na kanë mirëpritur jashtë mase. Edhe kur të iki do i telefonoj. Do t’i kemë si fëmijët e mi. Stafi është i mrekullueshë”,  thanë qytetarët durrsakë.

Ndërkohë, kryebashkiaku, Dritan Leli, konfirmon se numëri i të prekurve nga tërmeti që qëndrojnë në Vlorë është reduktuar ndjeshëm, ndërsa thekson se qqytetarëve të mbetur në hotele po ju ofrohet ndihma dhe asistenca e duhur.

“Në ditët e pikut u akomoduan 1400 persona në hotelet e qytetit. Shërbimi ka qenë në mënyrë perfekte. Funksioni i çdo gjëje ka qenë si një sahat. Çdo gjë që kanë kërkuar qytetarët është garantuar nga shtabi i emergjencës me mbështetje të institucioneve dhe normalisht të bashkisë së Vlorës e cila ka kordinuar shpërndarjen e njerëzve dhe plotësimin e nevojave të tyre. Ishte një ndërrmarje e jashtëzakonshme me një mobilizim qytetarë për t’u pasur zili”, tha kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Tërmeti 6.4 i shkallës riter, që tronditi Shqipërinë me 26 nëntor, la pas 51 viktima dhe dëme të mëdha materiale, duke lënë në qiell të hapur me qindra qytetarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA ME RESHJE SHIU DHE DËBORE/ Ja si parashikohen të jenë temperaturat për fundjavën
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Bledi Çuçi: Të hetohet deri në fund, çdo përgjegjës duhet të ndëshkohet!

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT