• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kosova grumbullohet për ndeshjet me Poloninë dhe Lituaninë, flasin Berisha dhe Kastrati
Home
Futboll

Kosova grumbullohet për ndeshjet me Poloninë dhe Lituaninë, flasin Berisha dhe Kastrati

20 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Përfaqësuesja A e Kosovës të martën paradite e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Torun të Polonisë, ku është duke e mbajtur grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova do të ballafaqohet me Poloninë më 23 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Ëloclaëek, kurse më 26 shkurt në Klaipeda do të jetë mysafire e Lituanisë, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:30.

Pas stërvitjes së parë për faqen zyrtare të FBK-së janë deklaruar kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha dhe i rikthyeri në ekip pas lëndimit, Erjon Kastrati.

Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës, është i lumtur që janë bashkuar sërish si ekip, duke mos i harruar objektivat që i kanë.

“Përgatitjet i kemi filluar sot, pasi që mbrëmë të gjithë kemi arritur në Torun. Jemi shumë të lumtur që jemi kthyer prapë bashkë, i dimë qëllimet tona, por edhe e dimë që s’ka me qenë lehtë. Sot e kemi mbajtur stërvitjen e parë në mëngjes, në mbrëmje sërish do të kemi stërvitje”.

“Të gjithë bashkëlojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo na jep motivim që të bëjmë sa më mirë në duel me Poloninë. Scott Bamforth nuk ka pasur mundësi për shkak të rikuperimit të bashkëngjitet me ne, por është mirë që Shaën Jones është me ne në ekip, dhe mendoj se ai do të na ndihmojë shumë. Skuadra nuk është e njëjta siç ka qenë në muajin nëntor, por ne do ta japim 100% tonë në stërvitje dhe në ndeshje, si dhe do të mundohemi të bëjmë një befasi për të mposhtur një ekip të fortë siç është Polonia”, ka thënë Berisha.

Në anën tjetër, Erjon Kastrati, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës, i kthyer nga lëndimi ka thënë se ndeshja me Poloninë do të jetë e vështirë.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer me ekipin. Dua të falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na ka dhënë mundësi të grumbullohemi në Poloni disa ditë më herët, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për takimin me Poloninë, një Përfaqësuese kjo shumë e fortë, por ne jemi optimistë dhe nëse e japim maksimumin nga vetja shpresojmë në rezultat pozitiv”, deklaroi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bottas: Askush nuk është i pamposhtur edhe unë për titull
Previous article Reali merr vendimin e madh për Bale dhe Benzema

Q.Autor

Postime të ngjashme

MESSI BË GJITHÇKA/ Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin Futboll

MESSI BË GJITHÇKA/ Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

NJË LAJM I MIRË DHE NJË I KEQ PËR BRAZILIN/ Raphinha dëmtohet dhe humbet Skocinë, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin Futboll

NJË LAJM I MIRË DHE NJË I KEQ PËR BRAZILIN/ Raphinha dëmtohet dhe humbet Skocinë, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

"MESSI DHE RONALDO JANË MË TË MIRËT"/ Mbappe flet si lider: Do të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar ekipin të fitojë botërorin Futboll

"MESSI DHE RONALDO JANË MË TË MIRËT"/ Mbappe flet si lider: Do të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar ekipin të fitojë botërorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT