Kosova foli dhe e dha mesazhin e e qartë të saj duke anashkaluar, përdorimin e plagëve të luftës. Shteti I dytë shqiptar I ka dhënë një “shuplakë” të madhe komandantëve të luftës dhe veçanërisht ish-kryeministrit Haradinaj.
Ky I fundit dha dorëheqje duke menduar se akti që ai bëri do të shtonte vota parties së tij por ndodhi krejt e kundërta ai u humbi më shumë vota.
Kosova e mandatoi liderin e VetëVendosjes, Albin Kurtin si kryeministër i ardhshëm I Kosovës. Ashtu siç e citon edhe në shkrimin e tij gazetari I njohur Alfred Peza: Rezultati tregoi qartazi se qytetarët e Kosovës kërkuan që të udhëhiqen pas 20 vjetësh nga përfundimi i luftës, nga një klasë e re liderësh politikë të paprovuar deri më sot, në skenën e madhe politike të Prishtinës.
Qytetarët e Kosovës ndëshkuan me votë tri kandidatët e tjerë për Kryeministra; Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj i kolaicionit (AAK-PSP) dhe Fatmir Limajn (Nisma-AKR-PD), që njihen si ish komandatët e luftës. Çlirimtarët e djeshëm duket se janë parë sot nga qytetarët, si penguesit e ëndrrave të tyre të së nesërmes.
Duket se miqësia e tij e shpallur me Ilir Metën dhe Sali Berishën munda ta ketë dëmtuar edehe mëmtuar edehe më shumë figurën e Ramush Haradinaj.
/AlpeNews.al


