Presidenti Bajram Begaj e ka quajtur një arritje të merituar miratimin e propozimit që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Europës. Begaj ka vlerësuar edhe përkushtimin e faktorit politik në Kosovë.
‘Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës @coe. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.’, tha Begaj.