• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA DESTON SOT 18-VJETORIN E PAVARËSISË/ Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve
Home
Rajon

KOSOVA DESTON SOT 18-VJETORIN E PAVARËSISË/ Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

17 February, 2026 s.autor Rajon

Republika e Kosovës feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 u shpall Pavarësia në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në Hagë ku po përballet me një proces gjyqësor që për shumicën e shqiptarëve është i padrejtë.

Pavarësisht fushatës agresive nga ana e Serbisë, Republika e Kosovës tashmë njihet nga 119 shtete.

Me rastin e këtij përvjetori, institucionet shtetërore kanë organizuar një sërë aktivitetesh zyrtare dhe ceremoniale, duke nisur nga ngritja e flamurit në oborrin e godinës së qeverisë , te mbledhja solemne e qeverisë.

Agjenda e manifestimeve shtetërore

07:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverisë)

07:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)

07:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)

07:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)

08:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)

08:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)

09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)

11:25 – Nderime te Monumenti “Heroinat” (Rr. Luan Haradinaj)

11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)

17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri

20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)

Dita e Pavarësisë përkujton sakrificën dhe rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, duke bashkuar qytetarët në nderim të figurave historike dhe në festim të arritjeve shtetërore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT/ Prokuroria belge kërkon burg përjetë për Franc Çopjan
Previous article "KOSOVA E BURGOSUR"/ Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT