Shefja e departamentit të gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elvira Lumi, u vendos sot nën pranga pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Sipas “bluve” të qytetit, 54 vjeçarja kërkonte shuma të mëdha parash në këmbim të notës kaluese.
Operacioni i koduar “Dekani”, nxorri në pah edhe njëherë skemën korruptive që kanë ngritur prej vitesh një grup pedagogësh pranë departamentit të gazetarisë.
Veç të tjerash, fuksionarja e lartë në UE, Elvira Lumi, njihet si një mikeshë e ngushtë e deputetit demokrat Luçiano Boçi krah të cilit ka dalë mjaft herë.
Këtu shtojmë edhe përhrahjen që Lumi i jepte herë pas here në auditorët e universiteteve fushatave të ndërmarra nga ligjvënësi.
Bashkë me Elvira Lumin, u arrestua deklani i këtij universiteti Albert Riska, pedagogia Erjola Calja si dhe tre sekserët Petrit Kodra, Admirim Kala, Adem Ngjela, Marius Calja.
Arrestimet erdhën pas hetimeve disa mujore të cilat u finalizuan me kapjen e funksionarëve të universitetit. Prokuroria e Elbasanit njofton se vijon operacioni për të identifikuar të tjera raste. (TemA)


