Korrupsioni duke se është i pranishëm në arsimin e lartë në nivele shqetësuese dhe se një përqindje e lartë e studentëve ndihen nën presion për t’u bërë pjesë e aferave korruptive nga stafi akademik.
Rasti më konkret është ai i ditëve të fundit, ku në Universitetin e Elbasanit” Aleksandër Xhuvani”, ku shtatë pedagogë e sekserë u vunë në pranga.
Çfarë ndodhi në Elbasan:
Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
Një ish-studente e diplomuar tashmë e këtij fakulteti, ka rrëfyer:
Marr shkas të shkruaj nga skandali që po ndodh në Universitetin e Elbasanit ku janë arrestuar 3 pedagogë për marrje të parave, konkretisht 200 euro për një notë kaluese. Pse nuk shkruajnë portalet që pedagogia e arrestuar Elvira Lumi, shefe e departamentit te Gazetarisë, në vitet 2000, urinoi në klasë në sy të të gjithë studenteve?
E dinë të gjithë në Elbasan. Pati një shkallim nga trutë pedagogia në fjalë. Vinte në klasë e ofendonte vajzat me fjale të tilla si “oj kurvë”, “oj lavire”. Një ditë, një vajzë i thotë “O zyshe, sa e mirë je bërë sot”.
“Aaa ashtu”, i tha kjo? “Ja, më shiko sa e mirë që jam” dhe hoqi mbathjete urinoi në mes të klasës. Bëhet fjalë për në vitin 2000-2001. Nuk kishte përparuar teknologjia kaq shumë sa sot, për të pasur filmime.
Të gjithë te Cikli i Ulët e dinë këtë histori. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetë pedagoge, madje u bë dhe shefe departamenti, se jetojmë në Shqipëri. Çdo gjë ndodh këtu”.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
Rasti i Shkodrës:
Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.

Në vijim të një hetimi disa-mujor, të filluar në bazë të informacionit të Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e personave të përfshirën në veprimtarinë e paligjshme. Masat e sigurisë janë ekzekutuar gjatë mesditës së Hënë (dt. 21.11.2016) nga ana e forcave të Policisë Vendore.

Në kuadër të këtij procesimi penal, Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.
Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.
Tiranë, pedagogu detyron nxënësit të blejnë librin e tij:
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Raprti, në përgjigje të shkresës pas kërkesës së një grupi studentësh ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra pedagogun Zenel Shalari.
Mësohet se kundër Shalarit studentët kanë ngritur disa akuza, që nga detyrimi për të lerë libra, por dhe korrupsioni.
Zenel Shalai ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe ka dhënë dy lëndë “Teori Ekonomie” dhe Hyrje ne Ekonomi”.
Alfred Fitim Çaushi, 39 vjeç, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, me detyrë Pedagog pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.
AlpeNews.al








