Gjykata e Krimeve ka shtyrë vendimin për ish zv/drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, lidhur me aferën e korrupsionit të tenderit të ushqimeve
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Labit. Gjykata ka dënuar me 50 mijë lekë të vjetra mbrojësit e Labit pasi janë bërë shkak për shtyrjen e procesit.
Seanca e radhës është caktuar për në datën 29 qershor. Labi gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi pranoi akuzat e korrupsionit në bashkëpunim me Artur Zoton, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Labi dhe Zoto janë përballur mes tyre në gjyq. Në një prek ballafaqimeve, Labi ju drejtua Zotot me fjalët “Pranoje atë që kemi bërë, mos ki frik e turp, për mua kanë thënë edhe spiun por kjo ska lidhje ne shkeljen e bëmë të dy ndaj pranoje”.
Ka qenë dëshmia e të penduarit Iljaz Labi që hodhi dritë se për tenderin e ushqimeve vezë dhe bulmet për të burgosurit ai ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në bllok dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Artur Zoto.