• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSIONI ME RRUGET/ Prokuroria ANKIMON vendimin për Dashamir Xhikën, “arrest me burg”…
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSIONI ME RRUGET/ Prokuroria ANKIMON vendimin për Dashamir Xhikën, “arrest me burg”…

27 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ditën e djeshme që të lirojë nga burgu ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën. Ky i fundit mbahej prej muajsh në burg për skandalin e abuzimeve me rrugën “Tiranë-Elbasan”. Sot prokuroria e Krimeve te Renda e ka ankimuar kete vendim, duke kerkuar kthimin ne burg te Xhikes.

dashamir xhika rruge

 

Dje, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Ilirjana Olldashi, vendosi që të ndryshojë masën për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrojtja ka argumentuar se Xhika ka probleme me shëndetin dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë, nuk rrezikon të largohen apo të përsërisë të njëjtën vepër penale, për të cilën po hetohet.

Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.

Përveç Xhikës, për rastin janë nën hetime dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme.

Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë.

Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Prokuroria konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014.

Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së. Ndërkohë, që nga muaji mars i këtij viti, Dashamir Xhika po gjykohet edhe në Gjykatën e Elbasanit për një tjetër skandal abuzimi me rrugët. Bëhet fjalë për skandalin e abuzimeve me rrugën Gjinar-Elbasan, ku nën akuzë është edhe ish-drejtori tjetër i ARRSH-së, Andi Toma.

Dëmi për këtë rast përllogaritet në vlerën e 600 milionë lekë. Kujtojmë se edhe ish-kreu tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, po hetohet i lirë. Ai është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit të Durrësit dy muaj më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZHDUK NGA RRJETET SOCIALE/ Shihni si duket tani Marina Fara shtatzënë (FOTO)
Previous article POLONI / Mijëra manifestues kundërshtojnë reformën në drejtësi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT