Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur arrestimin e pedagogëve dhe sekserëve në Universitetin e Elbasanit.
Sipas Ballës, duhet të ndajmë emrin e rëndësishëm të universitetit të Elbasanit nga ndonjë dru i shtrembër që mund të jetë pjesë e tij dhe se Universiteti i Elbasanit është një nga vatrat më të rëndesishme të arsimit në vend
“Pershendes aksionin e prokurorisë dhe policisë, i cili synon ti japë fund paligjshmerisë qoftë kjo edhe paligjshmeri e ndonjë pedagogu në bashkëpunim me sekserët dhe në dëm të studentëve.
Të ndajmë emrin e rëndësishëm të universitetit të Elbasanit nga ndonjë dru i shtrembër që mund të jetë pjesë e tij. Universiteti i Elbasanit është një nga vatrat më të rëndesishme të arsimit në vend.
Në akreditimet ndërkombeëtare universiteti “Aleksandër Xhuvani” është renditur në krye të listës, duke mbajtur me nder emrin e qytetit që cilesohet me të drejtë vatër e arsimit.
Ky hetim nuk e penalizon, përkundrazi e nderon univesitetin e Elbasanit, i cili nuk bëhet palë me asnje dru të shtrembër”, deklaroi Balla.
Deklaratat Balla i bëri nga Elbasani gjatë një takimi me qindra maturantë të këtij qyteti.
Balla i ftoi gjimnazistet të zgjedhin të vazhdojnë studimet e tyre në universitetin e Elbasanit, si një nga universitetet më të mira në vend.
Balla gjatë fjalës së tij, thumboi edhe PD dhe LSI, për shkak se personat e arrestuar njihen si persona me lidhje me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Madje një prej të arrestuarve është kandidat për deputet i LSI në Qarkun e Elbasanit.


