• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION TE BURGU “313”/ SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe dy zyrtarë të tjerë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSION TE BURGU “313”/ SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe dy zyrtarë të tjerë (DETAJET)

2 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e burgut “313 Jordan Misja” në Tiranë, Eduard Strugaj, dhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës në këtë burg, Florin Ahmetaj, pasi akuzohen për korrupsion pasiv me vlerë disa miliona lekë. I pandehur merret edhe Ervin Kurtulla për korrupsion aktiv.

Në dokumentin me detajet që Report Tv ka siguruar më herët, theksohet se ish- drejtori Eduard Struga me shefin e logjistikës i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit, Ervin Kurtulla 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë lejen brenda burgut. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Ervin Kurtulla, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se:

I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në. Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj.

Gjithashtu, i pandehuri Eduard Strugaj, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregëtare. Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni. Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Kurse shtetasi Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të llogjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP. Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryn hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, njoftimi i SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMON INTERPOL PËR SHPËRNDARJEN E VAKSINËS ANTI-COVID/ "Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë…"
Previous article U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Gold AG poston FOTON e veçantë me dedikimin për djalin në tortën me flamurin Kuq e Zi

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT