• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION PASIV/ Prangosen 3 punonjës të Bashkisë së Tiranës (EMRAT)
Home
Breaking News

KORRUPSION PASIV/ Prangosen 3 punonjës të Bashkisë së Tiranës (EMRAT)

22 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.1179 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasit K. A, Erald Qosja dhe Astrit Nikolli (punonjës së Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 6 muajve të fundit, kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt, që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme.

Në këtë veprimtari kriminale, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A. H., pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H. L., e U. Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.

Në kuadër të këtij procedimi, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdhëruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K. A, A. L,. të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe për shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Është ekzekutuar urdhëri i ndalimit për shtetasit Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas konfirmimit të Allegrit, Juventusi përgatit revolucionin në çdo repart të fushës
Previous article AKSIDENT NE RRUGEN E RINASIT/ Automjeti humb kontrollin dhe përfundon në ara (PAMJET)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT