• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION ME 100 EURO! Prokurori “TAKU” në përgjime me trafikantin e drogës dhe sekserin për të pushuar dosjen
Home
Aktualitet
Drejtësi

KORRUPSION ME 100 EURO! Prokurori “TAKU” në përgjime me trafikantin e drogës dhe sekserin për të pushuar dosjen

15 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, është marrë i pandehur nga kolegët e tij të Krimeve të Rënda,të cilët e akuzojnë për veprën penale të korrupsionit, pasi kundrejt 100 eurove ka liruar një automjet të sekuestruar në Gjirokastër. Hetimi i kryer nga prokurorja Doloreza Musabelliu, ka nxjerrë në dritë se Spartak Çoçoli është përfshirë në një veprimtari kriminale, duke përdorur si sekser Ernest Duro dhe Ervin Hysaj, kontigjent kriminal dhe që momentalisht ndodhet në burg për akuzën e “Trafikut të drogës”. Njëherësh Hysaj, akuzohet edhe si personi i dyshuar që grabiti Mustafa Mustafain 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij Thëllëza Mustafai, 67 vjeçe në Memaliaj të Tepelenës. Hysaj është marrë i pandehur së bashku me prokurorin Çoçoli, ku ndaj Hysaj është ngritur akuza e “Dëshmisë së rreme”. “Shqiptarja.com” mëson se bashkë me Hysën dhe Çoçolin nën akuzë për korrupsion aktiv është vënë Ernest Duro.

Sipas dosjes hetimore që tashmë ndodhet në gjykatë dhe pritet në ditët në vijim të fillojë gjykimi për tre të pandehurit e mësipërm, rezulton se në datë 14 janar 2019 ka filluar një hetim për akuzën e “Korrupsionit aktiv, ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Gjatë hetimit ka rezultuar e provuar se në datën 24 dhjetor 2018 Ernest Duro, nga Këlcyra ka bërë një kallëzim penal për akuzën e Kanosjes me armë në ngarkim të një personi të paidentifikuar prej tij, me moshë rreth 20 apo 22 vjeç, i cili kishte në përdorim një automjet tip Benz me targa angleze LPS 54 YR. Ernesti këtë kallëzim e ka bërë para oficerëve të policisë së Tepelenës dhe më pas ky komisariat ka përcjellë dosjen e kallëzimit në prokurorinë e Gjirokastrës, ku dosja është administruar nga prokurori Spartak Çoçoli.

Gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se personi që ka kanosur me armë Ernest Duro, është pikërisht i pandehuri Ervin Hysaj. Teksa prokuroria e Gjirokastrës po hetonte këtë rast, është provuar nëpërmjet përgjimeve dhe tabulateve telefonike se Ervin Hysaj dhe Ernest Duro kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe gjatë kësaj kohe bënin një marrëveshje midis tyre, me qëllim mbylljen e rastit të kallëzuar në polici dhe kthimin e makinës. Gjatë një bisede telefonike në datën 14 janar 2019 rezulton se midis këtyre dy personave po tentohet të sigurohen një shumë parash me qëllim korruptimin e prokurorit të çështjes Spartak Çoçoli, dhe me qëllim që ky i fundit të kthente makinën e sekuestruar dhe pushonte dosjen penale. Nisur nga këto rrethana është vijuar ndjekja në teren e prokurorit Spartak Çoçoli dhe më pas është vijuar përgjimi i bisedave që ai bënte me dy personat e tjerë Ervin Hysaj dhe Ernest Duro.

Gjatë fazës së përgjimit të këtyre personave kuptohet qartë se Duro dhe Hysaj njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, duke treguar se ai ka gënjyer gjatë fazës së bërjes së kallëzimit penal para oficerëve të policisë së Tepelenës. Në vijim të dyja palët kanë rënë dakord të mbylljes së çështjes dhe Ervin Hysaj të merrte përsëri makinën, që i ishte sekuestruar në funksion të këtij kallëzimi penal. Dhe për të bërë të mundur realizimin e këtij qëllimi Ervin Hysa, ka bërë përpjekje për të gjetur shumën prej 100 euro me insistim. Ka rezultuar se 60 euro ia ka dërguar e dashura dhe 50 euro i kishte vetë. Pasi ka siguruar sasinë prej 100 euro, Ervin Hysaj ia ka dhënë ato bashkëpunëtorit të tij Ernest Duro, me qëllim që ai t’ia jepte prokurorit, pasi Duro kishte krijuar me Spartakun njohje nëpërmjet një personi të tretë.

Nga hetimi është provuar se Duro ka kryer biseda me prokurorin duke i dorëzuar dhe shumën prej 100 euro, madje në telefon i thërret atij në mënyrë miqësore me emrin e shkurtuar “Taku”. Pas marrjes së shumës prej 100 euro, prokurori Spartak Çoçoli urdhëron kthimin e makinës së sekuestruar tek pronari Ervin Hysaj, i cili ndiqej penalisht nga prokuroria për akuzën e “Kanosjes me armë”. Ndërkohë bashkë me lekët ishte dorëzuar dhe një deklaratë noteriale nga ana e Duro, që tregonte se ai ishte pajtuar me Hysaj dhe së bashku ishin bërë miq. Makina me targa angleze është kthyer nga prokurori Çoçoli pa kryer asnjë verifikim mbi pronësinë e këtij mjeti.

Pavarësisht urdhrit të prokurorit, makina vijon të jetë e bllokuar në polici, pasi agjentët që ndiqnin në teren prokurorin dhe dy personat, kanë ndërhyrë duke sjellë arrestimin e tyre. Çoçoli momentalisht ndodhet i lirë së bashku me Duron, ndërsa Ervin Hysaj vijon të qëndrojnë në burg. Pritet që në sallën e gjyqit të dëshmojnë disa persona si Blerta Kuca, Ervin Fanaj, Ervin Kabeta, Ervis Shkurta, Abedin Novi, Ervis Simoni dhe Gjergji Hasanaj. “Shqiptarja.com” mëson se çështja ndaj Ervin Hysaj në Gjirokastër nuk është pushuar pasi kjo prokurori e ka marrë të pandehur dhe çështjen ja ka referuar gjykatës për shqyrtim gjyqësor./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FRANCA KA NJË QËNDRIM TË QARTË"/ Sekretarja Montchalin: Duam të sigurohemi që hapja e negociatave do të...
Previous article KAPET MASHTRUESJA/ Mori 50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin për vrasje (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT