• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION DHE PASTRIM PARASH/ Ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSION DHE PASTRIM PARASH/ Ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha (VIDEO)

14 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon operacioni policor ndërkombëtar “The Wanted”. Interpol Tirana dhe Interpol Harare bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, të Loran Dusha, 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dusha është administrator i inceneratorit të Fierit.

Për 42-vjeçarin, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

VIDEO

 

Loran Dusha1

Nga hetimet ka rezultuar se Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që fshihen jashtë vendit, me qëllim shmangien nga drejtësia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA IZRAEL-IRAN/ Fluturimet në kaos, asnjë avion në Lindjen e Mesme, qielli bosh në Iran, Irak, Jordani dhe Liban
Previous article PAMJET/ Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash

s.autor

Postime të ngjashme

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC Aktualitet

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT