6 policët që u arrestuan pak ditë më parë në Gjirokastër, janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë.
Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Gjykatës në Gjirokastër, ndërsa dy shoferët që transportonin emigrantë të paligjshëm janë lënë në burg. Sipas prokurorisë nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ti lënë në burg policët që shërbenin në Kakavijë.
Mbi 6 policët rëndon akuza për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në kufi.
Provat që ishin paraqitur ishin materiale filmike po sipas prokurorit të çështjes Zhuljan Cacka dhe gjyqtarit Pëllumb Vehbiu ishin ndërtuar në formë nxitëse.
Emrat e tyre:
Gentian Gjolleshi,
Luan Shosha,
Roland Gega,
Afrim Çomo,
Edmond Nikolla,
Fatmir Beqo,




