• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Thaçi:  Thirrjet për luftë dhe tragjedi duhet të hidhen në shportë
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Thaçi: Thirrjet për luftë dhe tragjedi duhet të hidhen në shportë

31 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kundërshtuar fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. Sipas presidentit, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion.

“Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndërkohë, Haradinaj kishte thënë se diskutimi i vazhdueshëm mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, ishin fjalët e kryeministrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI "SHËNGJIN"/ FOTO: Rehabilitohet HYRJA e plazhit. Lehtësi në qarkullim
Previous article I zhgënjyer nga Atletico/ Portieri më i mirë në BOTË nuk do të rinovojë kontratën

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT