“Korigjimi i kufijve në mënyrë paqësore nuk nënkupton hapjen e kutisë së Pandorës” deklaron presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij që po mban nga presidenca.
Sa i takon kërkesës së institucionalizuar të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovë, Thaçi tha se nga Serbia ka refuzim kategorik por ajo do prezantohet në tryezën e dialogut.
“I them po kërkesës racionale. E cila ka mundësi të realizohet në mënyrë parësore. Në cdo rast i siguroj se deri në fund do bëj përpjekje që vullneti i tyre të realizohet. Si presidenti nuk do jem palë i tekave personale apo partiake. Jam i vendosur që ta bëj këtë betejë. Në rast se dështoj nuk do të jem i turpërua. Do bëj përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike Aktualisht ka një refuzim kategorik nga Serbia. Ta prezantojmë në tryezën e dialog. Do të jetë refuzim kategorik por pala duhet të mësohen me kërkesën e drejtë e historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Korigjimi i kufijve nuk nënkupton bashkangjitjen me një shtet tjetër. Bashkimi më i madh ndodh në Bruksel, me BE-në.“
“Është teori e gabuar se Kosova është e aftë të pengoj Serbinë në BE, e një rast të veprimeve të pamatura Bashkimi Evropian dhe SHBA-të do të identifikonin si të paaftë dhe fajtore për ikjen nga dialogu dhe shtyrjen e marrëveshjes përfundimtare. Si pasojë, të gjithë e dinë se BE nuk do të hezitonte fare që për shkak të mungesës së gatishmërisë së Kosovës, ti mundësoj Serbisë anëtarësimin në BE, ndërsa Kosova do të rrezikonte të humbiste mbështetjen e partnerëve evropian duke mbetur e izoluar dhe e pashpresë për anëtarësim në NATO dhe në OKB”, ka theksuar Thaçi.
Konferencë për media (Drejtpërdrejt)
Posted by Hashim Thaçi on Friday, August 3, 2018


