• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Beograd-Prishtinë
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Beograd-Prishtinë

3 December, 2018 Isa.Autor Rajon

NATO mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare, shpresohet që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

Kështu tha sot në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Federica Mogerini do të diskutojnë të mërkurën marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.

“Kur është fjala për rregullimet e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë faktorët të përmbahen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese, dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim, transmeton KP.

Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë  përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin. “KFOR-i do të vazhdojë të jetë i paanshëm në mënyrë që të jemi të sigurt se stabiliteti dhe siguria do të garantohen, dhe se do të ketë përparim drejt përpjekjeve politike për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave politike”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ESHTE RRAHUR DERI SA KA DHENE SHPIRT"/ Çfarë dëshmuan prindërit e Marvit: Video tregon...
Previous article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Sattler: Në qershor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT