Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Korigjimi i kufijve në mënyrë paqësore nuk nënkupton hapjen e kutisë së Pandorës”. I them po kërkesës racionale. E cila ka mundësi të realizohet në mënyrë parësore. Në cdo rast i siguroj se deri në fund do bëj përpjekje që vullneti i tyre të realizohet. Si presidenti nuk do jem palë i tekave personale apo partiake. Jam i vendosur që ta bëj këtë betejë, u shpreh presidenti Thaçi ditën e djeshme në një konferencë ditën e djeshme.
Reagimi i Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda.
Menjëherë pas deklaratës së Thaçit, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda i ka dërguar një letër të hapur presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të cilit i ka kërkuar të dorëhiqet nga posti që ka. Në letrën e publikuar në profilin e tij në Facebook, Deda shkruan se nëse Thaçi nuk dorëhiqet, atëherë Kuvendi do të nis procedurat për shkarkimin e tij. Pasi, sipas Dedës, dorëheqja e Thaçit do të shpëtonte vendin nga shkatërrimi dhe ai do të mund të jetonte si qytetar që ka pranuar gabimet e veta.
Automjete të policisë së Kosovës edhe autoblinda janë drejtuar për në Mitrovicë.
Ditën e sotme, pas disa replikave në distancë të liderëve te dy vendeve, një video e publikuar në rrjetet sociale shihen dhjetëra automjete të policisë së Kosovës edhe autoblinda, saktësisht të njësive speciale që ishin drejtuar për në Mitrovicë, ku serbët e Veriut do të tentojnë të shpallin autonominë serbe. E tërë kjo ngjarje po bëhet për shkak se nesër në Mitrovicë, serbët e Veriut do të tentojnë ta shpallin autonominë serbe, e kjo mund të çojë në eskalim të situatës.
KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit.
Nga ana tjetër, media serbe “Kurir” shkruan se ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë te liqeni.
“Ushtarët janë të armatosur me armë të gjata dhe disa mitralozë dhe nuk lejojnë as gazetarët të afrohen ndërsa brenda në Zubin Potok çdo gjë është e qetë”, shkruan “Kurir”.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç vendositë thërrasë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Në mbledhje u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, kryesisht pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për korrigjim të kufijve mes dy vendeve. Pas takimit të mediave u është drejtuar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Ai ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë.“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçic, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”, ka thënë Gjuriç.
OKB jep sinjalin e parë: Shkëmbimi i teritoreve nje mundësi reale
Fahran Haq, zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm, i pyetur nga “Deutsche Welle” në New York tha se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”. Ai shtoi se Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces. “Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq. Ai nuk bëri komente mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve. “Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.
/AlpeNews.al