Rastet e fundit në shtetin tonë fqinj, Italinë, tregojnë për një rritje të ndjeshme të kapjes së korrierëve dhe transportuesëve të lëndëve narkotike (kryesisht marijuanë, kokainë dhe kanabis sativa).
Lajmi për kapjen e Vlonjatit (1)
Arrestimi i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mediet italiane kanë publikuar operacionin e kapjes së 49-vjeçarit nga Vlora, me identitet Krenar Neziraj.

49-vjeçari i kapur nga policia italiane, Krenar Neziraj
NGJARJA DHE KAPJA
Në një kontroll rutinë, policët e ndaluan Nezirajn për një kontroll të makinës së tij, Fiat Croma, dhe në momentin e parë ai u përpoq të largohej, gjë solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.
Në momentet e kontrollit Nezirajt i janë gjendur 35 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash të cilat i kishte paketuar dhe i kishte fshehur në një pjesë të brendshme të makinës.
Mendohet nga autoritetet italiane se Neziraj ka lidhje me banda të fshehura në Itali kryesisht me ndikim nga Shqipëria.
MOMENTET E ARRESTIMIT
/AlpeNews.al


