• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVORUSI/ Italia i kishte ventilatorët në shtëpi, por Qeveria nuk e vuri re
Home
Nderkombetare

KORONAVORUSI/ Italia i kishte ventilatorët në shtëpi, por Qeveria nuk e vuri re

31 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Quhet Siare Engineering. Është një kompani e krijuar në vitet ‘70-të në provincën e Bolonjës në Itali. Prodhon ventilatorë, por qeveria e zbuloi shumë vonë ekzistencën e saj.

Një vonesë dramatike e cila ushqen polemika lidhur me menaxhimin e qeverisë së urgjencës së koronavirusit. Vetëm në fillim të marsit u zbulua se ekziston një kompani në Itali që prodhon ventilatorë të mushkërive.

Kjo teksa ventilatorët janë thelbësorë për të trajtuar pacientët më rëndë në terapi intensive. Por zbulimi i tyre ndodhi shumë vonë. Gjithçka një muaj pas dekretit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Itali, shkruan ‘Il FattoQuotidiano.it’.

Në 2 mars, kompania shtetërore Consip etiketohet si “entiteti zbatues” për blerjet për tu përballur me Covid-19 dhe më 4 mars, mbrojtja civile komunikoi nevojat e spitaleve.

Brenda pak orësh duke kontrolluar listën e furnitorëve të administratës publike, Consip identifikoi Siare Engineering, me seli në Valsamoggia në provincën e Bolonjës, e themeluar në vitin 1974. Një kompani me rreth 30 punonjës që shet 90% të prodhimit të saj dhe që në situatë normale nuk i kalon 40 respiratorë në javë.

Consip paralajmëron shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, njofton Kryeministrinë. Më 6 Mars Kryeministri Giuseppe Conte bashkë me Borrellin thërret me video-konferencë Gianluca Preziosa, menaxher i përgjithshëm i Siare Engineering.

Gjithçka ndërkohë që askush prej më se një muaji nuk e kishte telefonuar Preziosa dhe as që kishin informacion rreth tij. Conte i kërkoi falje Preziosës dhe i kërkoi atij një sforcim për të siguruar së paku 2 mijë ventilatorë të mushkërive.

Preziosa e pranoi propozimin, dhe Contes dërgoi në kapanonet e Valsamoggia, ekipet e ushtrisë dhe ekipi i Ferrari siguroi materiale, me turne të zgjatura ku synohen 500 ventilatorë në muaj.

Edhe Preziosa gjithashtu shpreh pendesë duke thënë se mund të ishte ecur më mirë, nëse do kishte nisur më herët, shkruan noa.al.

Ai thotë se pas kontaktit me Kryeministrin bllokoi respiratorët e nisur për në Azi duke i shpërndarë në 300 spitale italiane. Ndërkohë nga Amerika e Jugut kanë marrë porosi për 3500 copë, por Prezioza thotë se fabrika e tij është në dispozicion n të qeverisë dhe vendit.

Por le të kthehemi pas në kohë,  OBSH në fillim të janarit lëshoi alarmin për koronavirusin. Komiteti operacional italian nisi të mblidhej në selinë e mbrojtjes civile, por asnjëherë nuk iu kushtua rëndësia e duhur kushteve të spitaleve, shtretërve, duke mos u kërkuar tampona, maska dhe asgjë. Më 17 shkurt u kuptua urgjenca për të blerë respiratorë, por nuk u veprua dhe asgjë nuk ndodhi. Kur u vendos të veprohej, ishte shumë vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "APLIKACIONI FUNKSIONAL"/ Rama, i prerë: Nga nesër nuk ka më këshillime për këmbësorët pa leje
Previous article "TI QË PËRGJIGJESH, ALO URGJENCA..."/ Skënder Brataj i kushton 15 rreshta në shqip dhe italisht infermierëve

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT