• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Zemërohen prokurorët e antimafias në Itali: Covid-19 lë të lirë 40 bosë të mafies
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Zemërohen prokurorët e antimafias në Itali: Covid-19 lë të lirë 40 bosë të mafies

27 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

40 bosa të mafies kanë lënë burgjet italiane për shkak të emergjencës së Covid-19.

Ky fakt ka shkaktuar një skandal të madh publik e mediatik si dhe zemërimin e prokurorëve të antimafias dhe familjarëve të viktimave nga mafia në Itali.

Pandemia e cila ka goditur rëndë këtë vend, ka çuar në regjim arresti shtëpiak mjaft të burgosur që vuajnë nga sëmundje kronike që mund të jenë në rrezik për jetën nga infektimi me koronavirus, dhe që janë mbi 70 vjeç.

Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioenve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak të gjithë të burgosurit që vuajnë nga sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes, që vuajnë nga diabeti, nga sëmundje kardiake, nga sëmundjet e gjakut, nga AIDS, nga sëmundje të trashëgueshme, ata të cilët janë mbi 70 vjeç.

Kanë përfituar nga kjo urdhëresë e firmosur më 21 mars 2020, dhe kanë lënë burgjet rreth 40 bosa të mafies, mes të cilëve emra të rëndësishëm të botës së krimianalitetit si Francesco Bonura,  78 vjec, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano.  Ka lënë burgun dhe ndodhet në arrest shtëpie mafiozi Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjitahshtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro etj.

Një grup prokurorësh të antiamfias italiane mes të cilëve dhe kryeprokurorir Federico Kalfiero De Raho janë shprehur të alarmuar ndaj një vendimi të tillë.

“Dalja nga burgu qoftë në regjim arresti shtëpiak për bosat e mafies do të thotë t’i dorëzosh krimit të organizuar një pjesë të vendit.  Është e paimagjuniueshmë një gjë e tillë”, ka deklaruar Kryeprokurori De Raho. “Kthimi i mafiozëve në shtëpi, thotë ai nuk është vetëm një tejtër emergjencëe krimianle por dhe një bombë sociale e ekonomike”.

Familjarët e viktiamve nga mafia kanë kërkuar të verifikohen kriteret gjyqësore që janë adoptuar për të vlerësuar daljne nga burgu të bosave amfiozë të dënuar nën ligjin antimafia të një regjimi të rëndë dënimi. “Ky lajm për ne familjarët, thonë ata, është një tjetër plagë që thellon plagët e pambyllura që kanë shkaktuar këta kriminelë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Velipojë: Dallgët nxjerrin në breg peshkaqenin udhëtar
Previous article AKSIDENT NË SARANDË/ Makina humb kontrollin. Plagoset gruaja, burri i saj shoqërohet në polici

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT