Prefekti i Lombardisë Attilio Fontana është vetëkarantinuar për 14 ditë në zyrën e tij, nga koronavirusi i cili deri tani u ka marrë jetën 17 personave në Itali dhe ka infektuar 650 të tjerë.
Përmes një video live në Facebook-un e tij, Fontana thotë se një prej bashkëpunëtorëve të stafit të tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ai vetë dhe pjsa tjetër e stafit për momentin pas testeve kanë rezultuar negativë. Por duke qenë se shenjat e para të virusit të ri mund të qëndrojnë në fillim të fshehura, prefekti i Lombardisë ka vendosur të vetëkarantinohet për 14 ditë.
‘Lajm i rëndësishëm, jam drejtpërdrejt nga zyra në Palazzo Lombardia. Një bashkëpunëtor i stafit tim është testuar pozitivisht me Coronavirus. Kështu që sot e bëmë testin si unë ashtu edhe pjesa tjetër e ekipit tim dhe fatmirësisht, jemi negativë për momentin. Për ne, dhe gjithë qytetarët që janë në këtë situatë, do futemi në vetëkarantinë për një periudhë 14 ditore’, thotë ndër të tjera prefekti i Lombardisë Attilio Fontana.
🔴 Notizie importanti, sono in diretta dall’ufficio a Palazzo Lombardia.Una collaboratrice del mio staff è risultata positiva al #Coronavirus. Oggi abbiamo quindi eseguito il test sia io che il resto della mia squadra e, fortunatamente, al momento risultiamo negativi. Questo comporterà per noi, come per tutti i cittadini in questa situazione, un periodo di auto-quarantena di 14 giorni.
Gepostet von Attilio Fontana am Mittwoch, 26. Februar 2020