Franca hap dyqanet dhe parukeritë, të cilat ishin mbyllur për shkak të koronavirusit. Duke nisur nga sot, miliona francezë mund të dalin për aktivitetet e përditshme, pasi qeveria vendosi të lirojë disa nga masat shtrënguese.
Franca, e cila renditet shteti i pestë në botë për shkak të vdekjeve nga COVID-19, ishte në izolim prej 8 javesh.
Dyqanet dhe sallonet e flokëve do nisin aktivitetin, ndërsa njerëzit mund të dalin pa leje nga qeveria, përveç udhëtimeve për mbi 100 km (62 milje), të cilat lejohen vetëm për arsye profesionale, funerale ose kujdesi për të sëmurët.
Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron vendosi të heqë bllokimin pasi numri i pacientëve në kujdes intensiv – referencë kryesore e aftësisë së spitaleve për të përballuar epideminë – ra në më pak se gjysmën e pikut nga 7,000 që qe në fillim të prillit.
Sipas një sondazhi të fundit të Elabe për gazetën Les Echos, popullariteti i Macron ra në 34% në maj, 5 pikë më poshtë nga një muaj më parë.
(BalkanWeb)


