• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Veliaj: Do vijojmë me shpërndarjen e bonusit të qirasë, pavarësisht epidemisë. Do nisim menjëherë…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Veliaj: Do vijojmë me shpërndarjen e bonusit të qirasë, pavarësisht epidemisë. Do nisim menjëherë…

8 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 7 në kryeqytet për të çuar pako ushqimore në këto ditë të vështira.

Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të kësaj njësie që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa i siguroi se për çdo nevojë, qoftë me ushqime apo për ilaçe, nëse do të lindë nevoja, punonjësit, por edhe grupet e vullnetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë, do të jenë aty për të ndihmuar.

Teksa ishte në banesën e Syrije Kasës, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti dhe po trajtohet edhe me bonus qiraje, Veliaj tha se kjo ndihmë nuk do të ndërpritet, gjersa ata të futen në banesat e tyre. “Bonusi i qirasë do vazhdojë, pavarësisht epidemisë”, theksoi Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë edhe puna për rindërtimin. “Sa të mbarojë kjo flamë do të fillojmë me shtëpitë e reja. Nuk do humbasin asnjë ditë. Të njëjtën gjë që po bën kryeministri në Durrës dhe në Thumanë, po e bëjmë edhe në Tiranë. Po vijojmë me dosjet, do ecim shumë shpejt. Na ranë të gjitha gjërat në të njëjtën kohë, edhe tërmeti edhe kjo, por do dalim më të fortë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pas kalimit të kësaj epidemie, Njësia 7 do të njohë edhe disa investime të reja, sikurse është rruga dytësore që do e lidhë me Unazën si dhe një treg i ri tek ish-Fusha e Aviacionit.

Veliaj theksoi se këtë periudhë edhe bizneset do të ndihmohen, duke filluar që nga taksat. Me nismën solidare “Adopto një gjyshe” për të ndihmuar ata që jetojnë vetëm dhe nuk mund të dalin për të blerë ushqime, shumë të rinj e të reja po ndihmojnë të moshuarit e zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENDOHET GJENDJA E DEPUTETIT/ Tritan Kalo: Pacienti nuk është në...
Previous article "JETOJ NËN TERROR"/ Rrëfimi i mjekes italiane: Kam frikë se mos infektoj të afërmit, nuk bëj asgjë për para (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT