Urdhri i Stomatologut iu ka bërë thirrje dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre dentare deri në datën 3 prill, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Njoftohet se shërbimet e urgjencës të kryhen vetëm konform protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, njofton Urdhri i Stomatologut.
Kryeministri Edi Rama informoi se nga mesdita e të enjtes nuk do të ketë më udhëtime me autobusë në Tiranë dhe Durrës. Sa i përket mjekëve dhe infermierëve, qeveria ka vendosur të krijojë një linjë transporti të dedikuar.


