Vlen të theksohet kthesë në zonën e kuqe të Codogno dhe Lodi, ndër të parat e prekura, ku ka funksionuar izolimi, pasi numri i të prekurve është në ulje. Ndërkohë që kurba e numrit të viktimave është në rritje.
Në total janë 631 të vdekur, krahasuar me dje që ishin 97, sot janë shënuar 168 duke ardhur në rritje. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 10 mijë.


