• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI UL KURBËN E LUMTURISË/ Dita më e trishtuar në botë ishte 12 Marsi, Hedonometri: Tani gjërat duken pak më mirë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI UL KURBËN E LUMTURISË/ Dita më e trishtuar në botë ishte 12 Marsi, Hedonometri: Tani gjërat duken pak më mirë

13 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi ka vrarë mbi 277 mijë njerëz në të gjithë botën duke hapur një plagë të madhe. Por jo vetëm. Ai ka ndikuar gjithashtu në lumturinë tonë dhe dukë shtyrë miliona njerëz në depresion.

Dita më e trishtuar për planetin? Një ditë më shumë se dy muaj më parë, 12 Mars 2020. Universiteti i Vermontit, në Shtetet e Bashkuara, vlerëson gjendjen shpirtërore të botës çdo ditë, falë Hedonometrit të tij. Termometri i lumturisë njerëzore funksionon në këte mënyrë.

Falë inteligjencës artificiale, Hedonometri ekzaminon 10 përqind të 500 milion mesazheve që njerëzit shkëmbejnë përmes Tëitter çdo ditë. Ato janë mesazhe, të gjitha në anglisht, të cilat Hedonometer i klasifikon më pas në kuptimin dhe tonin e tyre.

Hedonometri është shumë i kujdesshëm në këtë “provim”. Për më tepër, Hedonometri ka 5000 fjalë – 5000 fjalë kyçe – të afta për të zbuluar ndjenjat më të thella të njerëzve.

Pas këtij “hetimi” Hedonometri cakton një notë për gjendjen shpirtërore të njerëzve. Dhe nota më e ulët në muajt e fundit vjen në 12 Mars 2020, kur indeksi global i lumturisë prek një nivel kritik prej 5.71 pikë nga dhjetë maksimalja.

Studiuesit e Universitetit të Vermontit, të gjithë të angazhuar në Laboratorin e Historisë Kompjuterike, përpiqen të kuptojnë pse kulmi i shqetësimit dhe i trishtimit, është më 12 Mars 2020.

Mesazhet në Tëitter zbulojnë se njerëzit, vetëm atë ditë, i kanë kuptuar dimensionet globale të problemit. Pandemia prej koronavirusit nuk është një kërcënim vetëm për Kinën, për Evropën, për Italinë. Eshtë një plagë planetare që po prek pothuajse çdo vend, madje edhe më të pasurit dhe më të organizuarit.

Më 12 mars aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Ëilson deklaruan se ishin testuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit. Covid-19 nuk i kushton rëndësi apo vëmendje famës ose pasurisë së njerëzve. Ai thjesht infekton.

Po më 12 mars lajmet që qarkullonin mbi sportin në Shtetet e Bashkuara vepruan si  përshpejtues i trishtimit. Sezoni i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA) më 12 mars u pezullua.

Por tani gjërat duket se po shkojnë pak më mirë. Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Universiteti i Vermontit, që kanë të bëjnë me datën 10 maj 2020, përcaktojnë indeksin e lumturisë me notën 5.96.

Studiuesit e Universitetit e shpjegojnë këtë ngritjen sado të vogël me uljen e numrit të vdekjeve në botë dhe lehtësimin e masave të izolimit që sjellin shpresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VODHI KLIENTIT 30 MIJË DOLLARË/ Zbulohet foto. Ja kush është Florent Nako, drejtori i Bankës që shfrytëzoi pozicionin për...
Previous article NË SYRIN E NDËRKOMBËTARËVE/ Përfaqësues të ambasadës amerikane asistojnë SPAK (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT