Ashtu siç edhe pritej gjatë kësaj jave, vijon të rritet numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.
3 raste të reja të dyshuar me Covid 19 janë dërguar mbrëmjen e kaluar nga Urgjenca e Durrësit drejt Spitalit infektiv në Tiranë, raporton A2.
Mes tyre një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur dy ditë më parë tek të afërm të tij në lagjen 13 në plazh.
3 qytetarët janë paraqitur me shenja të virusit ndërsa transportimi i tyre është bërë i menjëhershëm, pritet rezultati i tamponit për rastet.