• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Thyen masën e sigurisë dhe kërcënon policët me thikë, arrestohet 46-vjecari në Mirditë
Home
Aktualitet
Kronikë

KORONAVIRUSI/ Thyen masën e sigurisë dhe kërcënon policët me thikë, arrestohet 46-vjecari në Mirditë

23 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 46-vjecar u arrestua në Mirditë, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të dhënë nga gjykata.

Shtetasi L.V akuzohet për “largim të të burgosurit nga vendi i burgimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Kjo pasi, edhe kur u arrestua, ka kërcënuar me thikë policët.

Mirditë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte në qytet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, kundërshtoi dhe kanosi me armë të ftohtë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 46-vjeçari nga Mirdita.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, kanë konstatuar duke lëvizur nëpër qytet, Rrëshen, shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (thikë) që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

(Balkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gjermania shënon 229 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, mbi 150 mijë të infektuar
Previous article KORONAVIRUSI/ Facebook shtrin “Messenger Kids” në 70 vende për të ndihmuar fëmijët të lidhen me miqtë edhe gjatë kufizimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT