• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Terapia plazmatike funksionon me mjaftë sukses në spitalin e Mantua në Itali
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Terapia plazmatike funksionon me mjaftë sukses në spitalin e Mantua në Itali

4 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i pulmonologjisë në spitalin Poma në Mantua, në Itali thotë se terapia plazmatike mbi pacientët në gjendje të rëndë nga infeksioni i koronavirusit po funksionon dhe është e suksesshme dhe se drejt spitalit po vërshojnë shumë donator, ish pacientë të shëruar që tani duan të dhurojnë plazmën e gjakut të tyre, që tani më ka krijuar antitrupa ndaj Covid.

“Në kujdesin intensiv është një djalë 28-vjeçar i quajtur Francesco. Ai është shtruar që nga dita e enjte dhe situate e tij u përkeqësua një ditë më pas. Ne kërkuam që Komiteti i Etikës të jepte leje për përdorimin si trajtim të plazmës së pacientëve tashmë të sheruar dhe ata na dhanë pëlqimin e tyre”, – thotë 53 vjeçari De Donno, drejtori i Pneumologjisë dhe pjesë e Njësisë së Terapisë Intensive në Spitalin Carlo Poma në Mantua. Emocioni që ai ka mbajtur në gji në gjithë këto muaj pandemie nga koronavirusi duket se mbizotëron.

De Donno thotë se 28-vjeçari Francesco, 24 orë pasi u trajtua me plazmën e pacientëve tashmë të shëruar nga Covid, gjendja e tij u përmirësua. Ai nuk ka patologji të tjera të mbartura dhe besojmë se pas dy ditësh ai do të dale nga spitali dhe do të shkojë te prindërit e tij. “Francesco është aq mire sa që më dërgoi edhe një mesazh në celularin tim ku më shkruante: Ti je heroi im. Por në fakt- thotë De Donno, për hir të së vërtetës, unë nuk jam hero apo superhero, unë jam vetëm një mjek”

Në fakt De Donno është një nga mjekët që po eksperimenton me të vetmën kurë antivirus që duket se po funksionon.

De Donno thotë se “Ne këtu në Mantua, së bashku me spitalin San Matteo në Pavia, sapo kemi mbyllur studimin e parë të filluar në fillim të prillit mbi një grup pacientësh të sëmurë kritikë. Francesco mbërriti jashtë kësaj kohe por ne e regjistruam atë sidoqoftë të trajtohej me plazmën e pacientëve të shëruar. Konkluzioni është se të njëqind pacientët e trajtuar me plazma hiperimune tahsmë janë shëruar”.

Drejtori i pulmonologjisë në spitalin Poma në Mantua thotë se “Kurimi funksionon. Gjatë gjithë këtij muaji ne nuk kemi pasur vdekje të personave të trajtuar. Kemi patur vetëm pacientë që janë shëruar, përmirësuar apo janë stabilizuar. Askush nuk është përkeqësuar. E vërteta jonë- shprehet De Donno-nuk është anecdote. Ne i kemi dorëzuar gjithçka përsa i përket arritjeve tona komunitetit shkencor dhe jemi në pritje të botimit të rezultateve”

De Donno thotë gjithashtu se nuk mund të ushqejmë shpresa të rreme. “Nëse sëmundja ka përparuar shumë dhe ka kompromentuar funksionalitetin e organeve, nuk ka asnjë plazmë që të rikthejë pacientin në gjendje shëndetësore normale. Në këto raste vdekshmëria mbetet e lartë dhe se në këto kushte armiku nuk është më koronavirusi por dëmet që ai ka shkaktuar. Kjo është arsyeja pse pacientët me gjendje shumë serioze nuk mund të regjistrohen në protokollin tonë të kërkimit shkencorë”.

Po a është e vërtetë që efektet e trajtimit me plazmën e pacientëve të shëruar mund të shihen brenda disa orësh?

De Donno thotë se perceptimi vjen nga vetë pacientët, “janë ata që na thonë se përmirësimi është i menjëhershëm; ethet zhduken, në disa raste edhe kolla zhduket menjëherë, funksionojnë shumë mire parametrat e frymëmarrjes”.

Drejtori i pulmonologjisë thotë se studimi i tyre ishte i pari në botë dhe se tani janë shumë që janë duke ndjekur të njëjtën rrugë, si në Itali ashtu edhe jashtë saj. “ Ne jemi komplimentuar edhe nga zyrtarë të OKB dhe homologë në SHBA të cilët po përdorim protokollin që po zbatohet në Mantua.

De Donno thotë gjithashtu se “donatorët janë të shumtë bile shumë po organizohen të vijnë me autobuzë nga rajonet e Emilia Romagna dhe Liguria”, duke shtuar se “Unë sinqerisht shpresoj në krijimin e një qendre të kërkimit plazmatik në Mantua. Për këtë kam marrë edhe OK nga kryetari i Bashkisë pikërisht ditën kur nga SHBA mora një telefonatë nga vajza ime e cila kishte fituar atje një konkurs muzikor dhe pikërish në ditën kur  Francesco është shëruar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEHTËSIMET E MASAVE NGA KORONAVIRUSI/ Rikthehet trafiku në Tiranë, rrugët plot me makina dhe me qytetarë (FOTO)
Previous article 2 ATENTATET NË DURRËS U POROSITËN NGA NJË GRUP KRIMINAL/ Dëshmia: Po kërkojnë 5 milionë euro të zhdukura nga grabitja e Rinasit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT