Një studimi i rëndësishëm në Izrael tregon se midis të dhënave që çdo ditë po përhapen në të gjithë botën që lidhen me koronavirusin, një e dhënë mbetet konstante. Është numri 70 që paraqet kohëzgjatjen e përgjithshme e një cikli epidemie. Sipas profesorit izraelit Isaac Ben Israél, duke analizuar të dhënat e të gjitha vendeve të përfshira në pandemi, është e mundur të gjesh analogji gjatë rrjedhës së epidemisë.
Në një intervistë për ‘TV Channel12’, profesori theksoi se virusi arrin kulmin e infeksionit brenda 4/6 javëve dhe më pas fillon një fazë zbritëse që përfundon rreth javës së tetë dhe të nëntë, duke u zhvilluar gjatë 70 ditëve.
Sipas studiuesit, për rrjedhojë, përhapja e SARS-CoV-2 do të jetë shumë i dobët pas 70 ditësh pavarësisht nga masat kufizuese të marra për të luftuar atë. Me fjalë të tjera, patogjeni ka një lloj “cikli epidemik”, i cili pas infektimeve të para, rritjes së kurbës dhe arritjes së pikut, do të prirej në zero në pak më shumë se dy muaj.
“Ekziston një model i paracaktuar, numrat flasin vetë”, tha matematikani izraelit. Ai shtoi se pas zbulimit të rastit të parë të konfirmuar në Izrael, incidenca e rasteve është rritur ditë pas dite për një muaj rresht. Pastaj duke filluar nga java e gjashtë shtimi i numrit të pacientëve është zvogëluar, duke arritur një kulm në javën e gjashtë me 700 pacientë në ditë. Që nga ajo kohë – vazhdoi ai – numri i infeksioneve ka rënë, dhe sot ka vetëm 300 pacientë të rinj. Në dy javë do të arrijë në zero dhe nuk do të ketë më pacientë të rinj ”.


