• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Të gjitha masat e shtuara dhe rregullat e reja për frenimin e përjapjes
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Të gjitha masat e shtuara dhe rregullat e reja për frenimin e përjapjes

10 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Pension në shtëpi me kosto zero dhe mbyllje e diskove dhe aktiviteteve argëtuese e sportive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lajmëruar nga mbledhja e qeverisë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19. “Plani ynë është dinamik, dhe çdo ditë do të kemi masa të reja edhe në funksion të kurbës, që vlerësohet me orë nga ekspertët, ndaj sot kam nxjerr urdhërat për kufizimin e mëtejshëm të aktiviteteve publike”, tha Manastirliu.

Rregullat e reja:
– Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate.
– Mbyllja deri në 3 prill të ambinteve për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore), do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri. Nëse nuk zbatohen do të vendosen dhe orare ditore.
– Institicionet publike duhet të hartojnë një plan masash për ofrimin e shërbimeve dhe duhet të shfrytëzohen platformat e tyre online apo e-albania për ofrimin e shërbimeve publike.
– Për shërbimet që duhet kontakt direkt, institucionet duhet te pajisin personelin me masa mbrojtëse për mbrojtjen e tyre.
– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësine e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangjen e kontaktet të personelit me publikun.
– Të gjithë pensionistë do t’u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero duke u mbështetur këtu nga ministria e Financave dhe Ekonomisë
– Punëdhenësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti I tyre me publikun të shmanget nesë shërbimi mund të ofrohet online.
– Ndalohen aktivitete sportive, sociale dhe ato kulturore.
– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
– Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk epidemiologjik, ta deklarojnë këtë rrethane tek instituiconi përgjegjës që është ISHP, nëse ata nuk e kanë plotësuar skendën kur kanë hyrë në vendin tonë. Duhet ta plotësojnë këtë skendë me detyrimin
– Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik vetën dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ministri i Jashtëm italian: T’i tregojmë botës se nuk dorëzohemi kurrë
Previous article EDHE CHIARA FERRGANI ËSHTË IZOLUAR/ Ja si duket karantina e saj

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT