• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur, mund të tregtojë edhe pas orës 13:00
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur, mund të tregtojë edhe pas orës 13:00

30 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00, pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt për shkak të kufizimit të qarkullimit për këmbësorët.

Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, përcaktuar në tabelën që Shqiptarja.com, publikon të plotë, mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00 jo vetëm për të prodhuar, siç mund të jenë furrat apo pizeritë etj, por edhe për të tregtuar për personat e tjerë që kanë urdhër lëvizjeve jashtë orës 13:00 të drekës

Të tillë janë punonjësit e policisë, të Forcave të Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe përfaqësuesit e kompanive mediatike. Që do të thotë se ata mund të bëjnë blerje ushqimesh, ilaçesh etj, pasi të kenë mbaruar punën, kurdo pas orës 13:00.

Kjo është e saktësuar në urdhrin e datës 20 mars nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, saktësohet në urdhër se nga ora 13:00 e së shtunës, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, pra gjatë gjithë së dielës, do të qëndrojnë mbyllur të gjitha aktivitetet që janë në listën e lejuar, dhe po ashtu nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve në asnjë fashë orare, përjashto forcat e policisë, ushtritë, njësitë kritike shtetërore që duhet të jenë në detyrë në përballimin e situatës me pandeminë, si dhe media.

Por deri më tani aktivitetet që i lejohet të rrinë hapur në këtë situatë, kanë respektuar fashën orare 05:00 – 13:00 nisur edhe nga fakti që qytetarët e zakonshëm nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia pas këtij orari. Por më kryesorja, nisur edhe nga një keqkuptim i këtij urdhri, duke u frikësuar se mund të gjobiteshin nëse e vazhdojnë aktivitetin edhe pas orës 13:00.

Orari i kufiizmit 05:00 – 13:00 është vetëm për qytetarët që duhet të dalin nga shtëpia për të bërë pazare.

Ndërkohë, urdhrit të 20 marsit i është bërë shtesa e fundit më 28 mars 2020, me pjesën që nga shtëpia duhet të dalë vetëm një anëtar i familjes dhe kjo, vetëm pasi të ketë marrë leje në sistemin online e-Albania dhe të presë konfirmimin zyrtar me email apo në numrin e telefonit. Me urdhin e ri, ndalohet dalja nga shtëpia e pensionstëve, të cilët shërbimet do t’i marrin në banesë nga autoritetet përkatëse duke kërkuar ndihmë në numrat e vendosura nga bashkitë respektive.

Urdhri i 20 marsit 2020

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË VEPRIM I EDI RAMËS DUHET TË MËSOJË..."/ Ministri i jashtëm italian zbulon telefonatën me Ramën: Çfarë më tha për dërgimin e 30 mjekëve
Previous article ËSHTË MË I KËRKUARI NË MERKATO/ "Bomberi" Muriqi kthehet në objektiv nga Serie A, ja klubet që e kërkojnë

k.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT