• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Spitalet belge në vështirësi për shtretër për pacientët me Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Spitalet belge në vështirësi për shtretër për pacientët me Covid-19

10 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Belgjikës do t’i mbarojnë shtretërit spitalorë pas më shumë se një javë, deklaroi në fund të tetorit një ekspert mjekësor për DW.
Vendi ka numrin më të lartë të infeksioneve të koronavirusit për frymë në botë dhe ka regjistruar një ngarkesë tjetër rekord.

”Belgjika ka më pak se 10 ditë për të frenuar përhapjen e koronavirusit ose nuk do të jetë më në gjendje ta përballojë situatën”, tha shefi i shoqatës së sindikatave mjekësore të vendit.

Mjeku Philippe Devos, presidenti i shoqatës së sindikatave mjekësore të Belgjikës, i tha DW se, nëse numrat do të vazhdonin të rriteshin, atëherë brenda “10 ditëve do të mbetet vetëm një shtrat për dy pacientë”.

”Dhe mjekët do të duhet të zgjedhin se cili nga dy pacientët do të jetë në gjendje të rrijë në shtratin e vetëm që ne kemi”, theksoi ai.

”Pothuajse 1 000 pacientë Covid-19 janë transferuar nga një spital në tjetrin në të gjithë Belgjikën që nga fillimi i tetorit në një përpjekje për ndarjen e barrës”, njoftoi të shtunën agjencia belge e lajmeve, Belga, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Që nga 1 tetori, 945 pacientë Covid-19 janë transferuar në spitale të tjera në të gjithë vendin për të liruar hapësirë ​​në spitalet që kanë arritur kapacitetin maksimal”, njoftoi Belga.

”Ndërsa shumica dërrmuese e pacientëve u transferuan brenda Belgjikës, 24 pacientë janë dërguar në Gjermani”, sipas saj.

Por, edhe situata atje po duket e zymtë, gjithashtu, me kancelaren Angela Merkel që paralajmëron se “nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm, ne do ta çojmë sistemin tonë shëndetësor në kufijtë e tij”.

Belgjika dhe Republika Çeke të mbingarkuara

Deputeti i Parlamentit Europian, njëkohësisht mjeku Peter LieseLiese tha se “zvogëlimi i kontakteve” ishte e vetmja mënyrë për të shmangur mbingarkesën e sistemeve shëndetësore të Bashkimit Europian, por shtoi se “për fat të keq Belgjika dhe Republika Çeke janë shumë vonë, kështu që sistemet shëndetësore atje janë mbingarkuar tashmë”.

Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi se nga data 2 nëntor të gjitha dyqanet jothelbësore do të duhet të mbyllen për të paktën një muaj.

Republika Çeke ka zgjatur gjendjen e saj të jashtëzakonshme deri më 20 nëntor.

Me një popullsi prej rreth 10,7 milionë banorë, Republika Çeke ka një nga nivelet më të shpejta të infektimit në Bashkimin Europian, ndërsa Belgjika ka rastet më të shumta të  koronavirusit për frymë në botë.//ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËM EDHE NJË HERË!" Ardian Bujupi është zyrtarisht çuni që po vuan më shumë këto kohë (FOTO)
Previous article PUBLIKOI VIDEON DUKE U MASTURBUAR/ Rusia merr vendimin drastik për kapitenin e kombëtares

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT